×
Secondary Adv

7 koncepte futuristike makinash qe do te prezantohen ne Tokio Auto Show

Share on Google+

Prodhuesit e makinave do të prezantojnë krijimet e tyre më të fundit në Tokio gjatë Motor Show të këtij viti. Ngjarja, e cila ndodh vetëm një herë në çdo dy vjet, pritet të nisë këtë të enjte.

 

Nga ajo që ne dimë deri më tani, është se shumë prodhues do të debutojnë me teknologjinë e vetëdrejtimit dhe përdorimin e karburanteve ekologjike. Ja makinat më futuristike që do të ekspozohen në Motor Show në Tokio këtë javë.


Mitsubishi do të prezantojë makinën Batmobile

Kompania japoneze e makinave do të debutojë me EMIRAI xDAS, një automjet i ri, i ndërtuar me të gjitha karakteristikat e teknologjisë dhe sigurisë së lartë. Për shoferët e rinj, kompania ka ndërtuar një kamera e cila siguron ndihmë në rastet kur drejtuesi nuk është duke i kushtuar vëmendje rrugës. Makina do të ketë po ashtu edhe një ekran 3D që do ti tregojë shoferit mënyrën sesi lëvizin dhe nëse ka objekte të tjera në rrugë. Automjeti gjithashtu përmban edhe kontrollin me gjeste, në mënyrë që shoferi të mos humbasë kontrollin e automjetit ndërkohë që shikon në ekran.

 

Mitsubishi do të prezantojë edhe konceptet futuristike të makinave elektrike.

Mitsubishi eX koncept është një makinë e gjitha elektrike dhe sipas kompanisë do të jetë në gjendje të përshkrojë rreth 400 kilometra me një të karikuar të vetme. Makina gjithashtu ka funksione gjysmë-autonome, duke përfshirë një tipar autonom parkimi dhe një asistent për drejtimin në autostradë. Kamerat HD do të zëvendësojnë pasqyrat anësore dhe ato të pasme. Ndërsa një ekran virtual do të shërbejë si asistent navigacioni për shoferët, si edhe për informacione të sigurisë, duke përfshirë paralajmërimet për korsitë dhe distancën midis makinës dhe automjeteve të tjera.


Makina e re nga Nissan ‘Teatro for Dayz’ është ndërtuar për brezin e ardhshëm social.

Koncepti i makinës së Nissan të quajtur "Teatro for DayZ" është në thelb si një smartphone gjigand. Prodhuesi japonez i makinave zbuloi gjatë këtij muaj se automjeti futuristik i kërkuar do të jetë i zbukuruar me ekrane LED në pjesët e brendshme, në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të argëtohen pothuajse gjatë gjithë kohës. Makina madje përmban edhe një aparat fotografik në bord në mënyrë që pasagjerët të bëjnë selfie. Automjeti është i gjithi elektrik dhe përdor kontroll zanor për shumicën e funksioneve, kontrollit të audios ose ajrit të kondicionuar.


Koncepti i Toyota , ‘FCV PLUS’

Toyota FCV Plus Concept Car është një koncept i cili synon të ndryshojë dizajnin dhe teknologjinë e automobilizmit. Një automjet më karburant hidrogjeni. Toyota e konceptoi këtë makinë në stilin TRON, duke implementuar një infrastrukture hidrogjeni elektrike, në lidhje me një rrjet energjie me sisteme wireless për transferim. Megjithatë, ka disa karakteristika fantastike që tregojnë se Toyota e sheh më së miri të ardhmen me makina ekologjike.


Honda vjen me “Wander Stand”

Honda do të prezantojë disa automjete të reja personale në shfaqjen e kësaj jave, duke përfshirë edhe një mini-automjet të quajtur “Wander Stand”. Makina ka një pamje të cuditshme dhe lejon që shoferi të qëndrojë në këmbë ndërsa udhëton. Në vend të një timoni, shoferët do të përdorin një pajisje si levë për ta drejtuar. Në makinë është adaptuar edhe teknologjia virtuale në mënyrë që informacioni të projektohet mbi ekran.


Honda do të prezantojë një skuter me 4 rrota.

Honda nuk ka treguar shumë për automjetin e saj “Wander walker”, por ajo që ne mund të themi është se bëhet fjalë për një skuter me katër rrota. Përvec kësaj skuteri do të ketë një ekran që do të shfaqë pamjen vizuale të rrugës për navigacion.


Suziki prezanton konceptin futuristik 'Air Triser'

Një nga konceptet e makinave të Suziki-t përfshin një mikrobus që mund të shëndërrohet në një sallë pritjeje private. Furgoni ka tre-rreshta vendesh që mund të riorganizohen mjaft lehtë në mënyra të ndryshme. Makina gjithashtu brenda ka një ekran që mund të përdoret si TV, të lidhet me smartphone-in ose tabletin.


Më të lexuarat